Auto Sallon Andi

Rreth nesh

Auto sallon ANDI ka një histori të pasur dhe të suksesshme që fillon që nga viti 2002.

Nga një qëllim modest ne kemi zhvilluar një destinacion për klientët që kërkojnë cilësi, shërbim të shkëlqyeshëm dhe zgjedhje të gjerë të veturave.

Në këto vite, ne kemi ndërtuar marrëdhënie të fortë me klientët tanë dhe kemi mbështetur udhëtimet e tyre në botën e veturave.

Pse të zgjidhni Auto Sallon ANDI?

Brende Të Shumta ​

Ne ofrojmë shumëllojshmëri të veturave nga markat dhe modelet e ndryshme që mund të përmirësojnë përvojën tuaj, dhe t’ju ndihmojnë të përfitoni sa më mirë nga udhëtimet e juaja.

Staf I kualifikuar

Standardet e cilësisë dhe mbi të gjitha kujdesi i madh për çdo klient të vetëm, janë elementë thelbësorë për shërbimin që marrin në kompaninë tonë dhe bëjnë çdo klient të rikthehet prapë

Financim i sigurtë

Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar gjatë gjithë këtij procesi dhe për të bërë eksperiencën tuaj të blerjes së veturës sa më të lehtë dhe të kënaqshme.

Misioni ynë

Misioni ynë është të krijojmë përvoja të paharrueshme për klientët tanë në industri të veturave.

Ne kemi një përkushtim tejmase të angazhuar për të siguruar se secili klient që kalojnë këtu ndjen vlerën e tyre për ne. Jemi udhërrëfyes gjatë të gjithë procesit të blerjes dhe shitjes, dhe ju ofrojmë zgjidhje të personalizuara që plotësojnë nevojat dhe dëshirat e secilit.

Për ne, çdoherë është inkurajuese kur ju dëgjojmë të kënaqur. Prandaj, veprojm me përsosmëri, për t’ju ndihmuar ju që të bëni përzgjedhjen me të mirë, me çmimin më të volitshëm.

Veturat tona

Përparësitë tona

Kredi per veturen

Tani kemi një lajm shumë të mirë për klientët tanë! Ju keni mundësinë për të blerë veturën tuaj të ëndërrave duke marrë kredi nga bankat e bashkuar me auto sallonin tonë.

Po kërkoni një makinë të re?

Nëse jeni të interesuar të blini një veturë me kredi dhe kërkoni një zgjidhje të lehtë dhe të lirë financiare, vizitoni auto sallonin tonë dhe njihuni me ofertat tona  dhe koleksionin e veturave të disponueshme.

Ekipi ynë

Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar gjatë gjithë këtij procesi dhe për të bërë eksperiencën tuaj të blerjes së veturës sa më të lehtë dhe të kënaqshme.

Bashkëpunëtorët për kredi financiare

Duke u bashkuar me bankat e respektuara, ofrojmë mundësi të shumta për kredi, duke iu lejuar klientëve tanë të zgjedhin planin më të përshtatshëm financiar për nevojat e tyre.

Kushtet dhe normat e interesit të volitshme janë përpiluar me kujdes, duke e bërë më të lehtë për klientët të përfundojnë blerjen e veturës së tyre të ëndërrave. 

nLB Banka

Raiffeisen Bank

kEP trust

Virtus Lending